Shresojnë në një paraqitje të mirë

Nuk premton përmbysjen që do të sillte kualifikimin, por të paktën në fushë shqiptare të bëjë paraqitje dinjitoze.

Ndaj Bazelit, Partizani e ka thuajse të pamundur, jo vetëm prej rezultatit 3-0 të ndeshjes së parë por edhe për cilësitë që ka skuadra zvicerane.

“Duhet të jemi të matur pavarësisht se nuk kemi ç’a humbasim. Do ndërtojmë lojën tonë. Do ndryshojmë për faktin që kemi një informacion nga Bazeli nga ndeshja e parë. Shpresojmë të gjejmë strategjinë e duhur për ndeshje dinjitoze”.

Partizani – Bazel do të luhet në Elbasan Arena në orën 20:00 të mbrëmjes. Tek kualifikimi për në turin e tretë shpresojnë shumë Laçi dhe Vllaznia.

Kurbinasit kanë fituar minimalisht ndeshjen e parë me Universitatea Crayova, ndërsa shkodranët humbën 1-0 me AEL Limassol të Qipros.

Tv Klan