Lerda: Të japim maksimumin, të luajmë si grup

Partizani do të luajë të enjten në Tiranë ndeshjen e parë me Sheriff Tiraspol në Europa League. Kundërshtari ka një përvojë të madhe në Europë, por trajneri Franco Lerda beson te lojtarët e tij. Lerda kërkon që të luajnë si grup.

“Është një detyrë të japim maksimumin, të fitosh është një rrjedhojë. Të sulmojmë me forca të mjaftueshme dhe të dimë të mbrohemi njëkohësisht”.

Trajneri i skuadrës moldave mendon se kualifikimi do të zgjidhet pas ndeshjes së kthimit.

“Kemi përballë një ekipi të drejtuar nga një trajner italian që është taktik. Mendoj se të dy ndeshjet kanë rëndësinë e tyre”.

Në ekip Sheriff Tiraspol luan edhe Liridon Latifi.

“Dua të ndihmoj ekipin tim. Uroj që të luaj”, shprehet ai.

Ndeshja Partizani-Sheriff Tiraspol e vlefshme për turin e dytë të Europa League do të nisë të enjten në orën 17:30 në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Tv Klan