Sormani: Shikoj një ekip në rritje

Pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë te Partizani objektivi i vetëm mbetet kampionati, ku duhet mbrojtur titulli kampion. Rezultatet e fundit në Superligë edhe pse me skuadra të fundit të tabelës kanë sjellë besimin te skuadra sipas trajnerit Adolfo Sormani.

“Të eliminohesh nga kupa nuk është diçka e mirë, por unë shikoj një ekip në rritje nga ndeshja në ndeshje, shikoj një ekip që luan dhe beson, kam motive për të menduar pozitivisht”.

Kundërshtari i radhës është Laçi, në skuadër që është dorëzuar vetëm ndaj Skënderbeut dhe Tiranës në shtëpi për këtë sezon. Adolfo Sormani mendon se kjo sfidë do të vlerësohet ashtu si të tjerat.

“Ne nuk kemi nënvlersuar asnjë ndeshje. Për çdo takim punohet me idenë që është sfida më e rëndësishme”.

Partizani i ka të gjithë lojtarët e gatshëm për ndeshjen me kurbinasit ekip që ka vetëm 2 pikë më pak dhe ka të njëjtin motivim për të fituar.

Tv Klan