Partizani është rivali direkt i Vllaznisë në garën për titullin kampion të Superligës.

Të kuqtë fituan supersfidën e javës së 20, 2-1 përballë Kukësit duke u afruar me vetëm 4 pikë nga kreu, pronë e shkodranëve. 

Erald Çinari shënoi golin e epërsisë me një gjysmë rafeshatë në minutën e 63-të.

Ndërkaq, Valentin Murataj i dha fund shpresave të Kukësit për pikë, me një gol mjaft të bukur.

Goli i Limaj shërbeu thjeshtë për statistikë.

Pas 20 javësh, Partizani gjendet i dyti me 47 pikë, ndërkaq Kukësi i 5-ti me 29 pikë.

Në takimin tjetër, Vllaznia ngeci në barazim 1-1 në transfertën e Korçës përballë Skënderbeut.

Dovuna kaloi ujqërit në avantazh pas 8 minutash lojë, ndërkohë që shkodranët morën një pikë pas golit të Dilaver.

Pikë që kënaq trajnerin e Vllaznisë, Bërdariç, i cili tha se kaq është forca e skuadrës së tij.

Ndërkohë që trajneri i korçarëve, Bledar Devolli u shpreh i lumtur për paraqitjen e skuadrës së tij.

Vllaznia kryeson kampionatin me 41 pikë pas 20 javësh, ndërkaq Skënderbeu mbyll klasifikimin me 13 pikë.

Klan News