Skuadrat me objektiva të ndryshëm

Bylis-Partizani është ndeshja e së dielës që do të mbyllë javën e 27 të Superligës.

Të kuqtë shkojnë në një ndeshje të vështirë pasi stadiumi “Air Albania” krijon mundësi për çdo skuadër që të shprehë më të mirën e saj. Por me ngjeshjen që ka renditja skuadrës së Ilir Dajës i duket rezultati.  

“Ka ardhur koha që përveç lojës na duhet rezultat. Do futemi me Bylisin vetëm për fitore për të shkuar drejt kreut. Kanë ngel ndeshje finale”.

Tekniku pranon se e ka analizuar mirë kundërshtarin dhe është i gatshëm ta çojë skuadrën e tij në limite për të marrë fitoren.

“Me Bylisin ndeshje të vështira sepse ka tjetër mënyrë të interpretimit të lojës. Do ta kemi të vështirë dhe do rrezikojmë maksimumin për të marrë fitoren. Duhet të drejtojmë lojën për të shkuar tek fitorja”.

Në dy skajet e renditjes, skuadrat kanë objektiva të ndryshëm, Bylis lufton për qëndrimin në Superligë ndërsa Partizani për titullin.

Tv Klan