Partizani pret Kukësin

Partizani pret Kukësin

23:20 27/10/2019

Lerda: Luajmë pa presion

Partizani që e mbylli fazën parë në krye të klasifikimit do të presë të hënën Kukësin. Të kuqtë e humbën përballjen e parë me një rival direkt, por kësaj here trajneri Franco Lerda thotë e se e njeh më mirë kampionatin.

“Jemi të qetë, por nuk kemi presion, pasi kush luan te Partizani duhet ta menaxhojë këtë situatë. Kam më tepër njohuri për këtë kampionat. Kjo ndeshje është me vlerë, pasi Kukësi është një ekip me nivel. Ka lojtarë me përvojë në mesfushë dhe sulm.”

Franco Lerda veçon edhe ekipet që i shikon si rivalë.

“Si grup lojtarësh Kukësi dhe Tirana janë ekipe të fortë, përfshi këtu edhe Partizanin. Por është edhe Teuta, Vllaznia përfshi Bylisin që po surprizojnë.”

Kryendeshja e javës së 10 mes Partizanit dhe Kukësit do të nisë në orën 18:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Tv Klan




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi