Partizani – Skënderbeu është ndeshja më e rëndësishme e javës së 28-të në ‘Selman Stërmasi’. Të kuqtë do të zbresin sot për të fituar si autokritikë pas humbjes së fundit me Luftëtarin. Skuadra e Gegës do të përpiqet të ruajë distancën me vendin e dytë, Kukësin. Trajneri i korçarëve, Orges Shehi është përpjekur të ndërtojë një formacion dinjitoz pasi vuan nga shumë mungesa.

Interes të madh do të tërheqë sfida mes Flamurtarit dhe Teutës. Sfida është direkte pasi vlonjatët kanë dy pikë më pak në një vend më poshtë në renditje dhe synojnë zonën europiane. Ekipi i Ilir Dajës po luan më së shumti për të treguar se është një skuadër e fortë pavarësisht se lojtarët kanë rreth 8 muaj që nuk janë paguar.

Tv Klan