Partizani është përforcuar me mesfushorin 22-vjeçar Adnard Mehmeti. Të kuqtë kanë mësuar edhe kundërshtarin e raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampioneve, nëse kalojnë Bate Borisov.

Partizani ka zyrtarizuar blerjen e futbollistit Adnard Mehmeti. Kampionët e Shqipërisë kanë nënshkruar me mesfushorin një kontratë 4-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. 22-vjeçari bashkohet me të kuqtë pas eksperiencës shumë pozitive te Erzeni, skuadër me të cilën regjistroi edhe 34 ndeshje.

Ndërkohë të kuqtë kanë mësuar kundërshtarët e raundit të dytë të kuaifikueseve të Ligës së Kampioeneve, nëse arrijnë që të kalojnë rivalët e Bate Borisov. Kundërshtarët e radhës do të jenë qipriotet e Aris Limasol.

Kjo është hera e parë që kjo skuadër merr pjesë në kualifikueset e Champions, teksa për herë të parë u shpall kampion në edicionin që sapo u mbyll në Qipro. Nëse Partizani eliminohet nga Bate Broisov, do të vazhdojë garën në raundin e dytë të Ligës së Konferenës.

Klan News