Qarabag favorit për të kaluar turin

Në mbrëmjen e sotme Partizani do të zbresë në fushën e stadiumit Dalga Arena për ndeshjen e kthimit ndaj Qarabag. Favoriti kryesor i takimit është ekipi vendas, por rezultati i ndeshjes së parë dhe mbi të gjitha paraqitja në Selman Stërmasi i japin shpresë Partizanit, pavarësisht se përballë ka Qarabag, skuadër që vlen 5 herë më shumë se të kuqtë.

Strategjia, rreshtimi dhe formacioni për takimin e kthimit do të jetë thuajse i njëjti me atë të ndeshjes së parë. Stërvitja me 11 metërsha në seancat e fundit në Shqipëri tregon qartë se të kuqtë do të tentojnë ta çojnë ndeshjen në shtesa dhe në goditjen e penalltive, duke i lënë gjithçka fatit dhe pjesën tjetër aftësive të portierit Alban Hoxha, i cili e ka treguar edhe më parë protagonizmin në sukseset e ekipit.

Në konferencën e djeshme tekniku italian theksoi se Partizani nuk ka shkuar për turizmin. Ai u shpreh optimist për një sukses përballë Qarabagut.

Në rast kualifikimi reklama për futbollistët dhe stafin e Partizanit do të ishte e madhe. Nëse do të kalojë turin, ekipi shqiptar do të arkëtojë 380 mijë Euro.

Tv Klan