Sormani: Kujdes, mund të kemi dëmtime

“Ndeshjet do të jenë me ritëm shumë të ulët, ose do të kemi shumë futbollistë që do të dëmtohen”.

Ky është parashikimi që mund të bëjë trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani për rikthimin e Superligës me ndeshjet që do të nisin me 3 Qershor.

“Koha e shkurtër për stërvitje dhe temperaturat e larta do të sjellin shumë dëmtime. Situata është e çuditshme. Është diçka që nuk është përjetuar ndonjëherë, por nuk ka të bëjë me motivimin apo dëshirën. Futbollistët do të luajnë një ndeshje pas 3 muajsh. Lojtarët nuk janë përgatitur të luajnë ndeshje me nivel të lartë”.

Në respektim të protokolleve, stafi mjekësor i Partizanit është kujdesur që të monitorojë gjendjen shëndetësore të futbollistëve.

“Kemi bërë mikro anamneze, monitorim deri tani asnjë nuk ka shqetësime”.

Përgatitje për rifillimin e sezonit kanë bërë edhe klubet e tjera. Flamurtari ka dezinfektuar të gjitha ambientet e stadiumit. Tek Vllaznia rikthimi të gjithë së bashku në stërvitje është përjetuar në mënyrë më shumë se optimiste.

“Ka qenë e mërzitshme për të gjithë dhe jemi të gëzuar që erdhi kjo ditë. 100% nuk do jetë njeri përveç atyre skuadrave që kanë bërë stërvitje fshehurazi duket të bëjmë maksimumin”.

Futbollistëve të Vllaznisë iu duhet edhe një sforco finale për të mbajtur ekipin në kategorinë superiore duke iu larguar edhe zonës së play out, vendit të 8 në renditje.

Tv Klan