Java e 35-të e Kategorisë Superiore dhuron dy sfida tepër interesante për fatet sezonale të katër skuadrave. Partizani-Vllaznia dhe Laçi-Teuta janë dy duelet që pritet të dhurojnë spektakël, pasi janë edhe katër ekipet që kryesojnë kampionatin.

“Nuk kemi asgjë për të humbur, duam të fitojmë këtë ndeshje. E kemi fituar kampionatin tonë, pasi kemi zhvilluar një sezon shumë të mirë. Nesër do të shkojmë për fitore ndaj Partizanit”, Thomas Brdaric.

Teuta është mysafire në fushën e kurbinasve, aty ku dëshiron të gjej vazhdimësinë e javëve të fundit. Trajneri i durrsakëve, Edi martini shpreson që Vllaznia e tij t’i bëjë një nder, duke ndalur Partizanin.

Sfidat e tjera janë Skënderbeu-Kukësi dhe Kastrioti-Bylis, me duelet që do zhvillohen të premten duke nisur nga ora 17:00.

Klan News