Gara në Superiore mbetet për vendin e katërt

Partizani siguroi pjesëmarrjen në kupat e Europës. Fitorja 4 – 0 me Kastriotin i jep mundësinë të kuqve të kenë vendin në eliminatoret e Conference League.

Aktualisht ekipi i Dritan Mehmetit renditet i treti, por merr pjesë në aktivitetet kontinentale edhe nëse e mbyll në pozicionin e katërt.

Të kuqtë favorizohen pasi në finalen e Kupës së Shqipërisë janë Laçi me Vllazninë. Skuadra shkodrane mundi 3 – 1 Egnatian.

Mirel Josa debutoi me sukses si trajner i Vllaznisë. Kukësi fitoi 1 – 0 me Skënderbeun me Europën që mbetet ende një objektiv për ekipin e Diego Longo.

Dinamo që ka rënë në Kategorinë e Parë triumfoi 2 – 1 në derbin me Tiranën. Teuta fitoi po 2 – 1 me Laçin.

Tv Klan