Pas 26 vitesh pritje, Partizani fitoi titullin kampion dhe këtë e bëri duke arritur suksesin në një ndeshje të rëndësishme siç është derbi me Tiranën, pikërisht në stadiumin e bardhebluve, “Selman Stërmasi”. Takim përfundoi me triumfin 2-1 të të kuqve, me dy gola të Eraldo Cinarit. Ky ishte titulli i 16 kampion për skuadrën e Partizanit. Në pjesën e parë Cinari goditi nga distanca duke i lënë pak mundësi reagimi portierit Abibi.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pasi 5 minuta nga fundi i saj Tirana barazoi me Grecën. Në pjesën e dytë Cinari shfrytëzoi një dalje të pamenduar të portierit të Tiranës për të shënuar golin e fitores.

Minutat e mbetura u pritën me padurim nga tifozët në stadium të cilët shpërthyen gardhin e policisë dhe të steëard për t’u bashkuar me futbollistët në fushën e stadiumit

Pas 26 vjetësh, drejtuesit, stafi dhe futbollistët e Partizanit kanë hyrë në histori. Megjithëse arriti matematikisht titullin kampion 3 javë para fundit të sezonit, Partizani do të marrë trofeun e kampionatit në ndeshjen kundër Luftëtarit e parashikuar për t’u luajtur më 29 Maj.

Tv Klan