Partizani – Skënderbeu, kryendeshja e javës

Partizani – Skënderbeu, kryendeshja e javës

16:05 23/10/2019

Lerda: Të fokusohemi te kjo sfidë dhe ta fitojmë

Partizani e presin dy ndeshje të vështira në kampionat, por së pari vëmendja e të kuqve është te sfida e së enjtes me Skënderbeun.

Trajneri Franco Lerda kërkon përqendrim maksimal te sfida që do të luhet në shtëpi për të marrë maksimumin.

“Do të përballemi me skuadra që synojnë kreun e klasifikimit. E rëndësishme është të fokusohemi te Skënderbeut, dhe më pas do të mendojmë për Kukësin. Pres një ndeshje ku skuadra të shfaqet me personalitetin e duhur dhe të bëjë atë çka di të bëjë më mirë dhe në fund që të fitojë.”

Te të kuqtë në dyshim është Solomon. Sulmuesi ka probleme fizike, por stafi teknik do të presë deri pak para ndeshjes për të marrë një vendim. Ndeshja Partizani – Skënderbeu do të nisë në orën 15:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Tv Klan





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi