Të kuqtë parashikohet të zhvillojnë një lojë të kujdesshme

Partizani do të luajë sfidën e parë me Sheriff Tiraspol sot në Tiranë. Trajneri Franco Lerda u shfaq i kënaqur nga loja e skuadrës së tij në përballjet me Qarabag në Champions dhe pritet të ketë të njëjtën strategji në Europa League.

Të kuqtë do të tregohen të kujdesshëm duke luajtur si një grup lojtarësh që sulmon bashkë dhe mbrohet bashkë. Skuadra mendohet të ketë të njëjtin rreshtim si në takimet e mëparshëm të këtij sezoni në kupat e Europës.

Në këtë takim mund ta nisë si titullar mesfushori Rron Broja i afruar së fundmi. Sheriff Tiraspol ka përvojë në arenën ndërkombëtare, por merkaton e fundit ka ndryshuar shumë. Pjesë e ekipit moldav është edhe Liridon Latifi. Ndeshja Partizani–Sheriff Tiraspol e vlefshme për turin e dytë të Europa League do të nisë të enjten në orën 17:30 në stadiumin Selman Stërmasi.

Tv Klan