Tirana për suksesin e tretë radhazi me Kastriotin

Te Partizani po mendojnë fitoren ndaj Skënderbeut si një mënyrë për të qëndruar në të njëjtin ritmin me rivalët për titullin. Të kuqtë e ngadalësuan hapin në takimet e shkuara ku arritën vetëm barazime me Laçin e Apoloninë dhe të dielën ndaj korçarëve kërkojnë 3 pikët.

“Duhet të reagojmë mirë pas këtyre dy barazimeve. Më mirë që ndeshjet janë kështu të ngjeshura, që të paktën koha e rikuperimit të jetë më e shkurtër, për t’u rikthyer te fitorja”, tha Ilir Daja, trajner i Partizanit.

Tirana ka një tjetër situatë. Dy fitoret në ndeshjet e fundit kanë kthyer motivimin te bardheblutë që duan të shkojnë me moral të lartë para derbit me Partizanin. Por më parë duhet të luajnë me Kastriotin.

“Është mundësia për t’u ringjitur dhe marrë fitoren e tretë për objektivat që kemi. Do të futemi me mendimin për të marrë maksimumin e pikëve”.

Ndeshja tjetër e së dielës e vlefshme për javën e 23 është ajo mes Bylisit dhe Teutës. Të hënën janë planifikuar sfidat Laçi-Apolonia dhe Vllaznia-Kukësi.

Tv Klan