Pas kualifikimit për në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, Teuta do të përballet nesër me Partizanin, ditën e dielë në orën 16:00, në Elbasan Arena.

Në prag të kësaj sfide, para mediave kanë folur të dy trajnerët Daja e Martini.

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja është shprehur se do të jetë një ndeshje mes dy skuadrave që kanë ecuri të njëjtë, teksa shton se skuadra e tij do kërkojë fitoren.

“Jemi me pikë të barabarta. Përballet sulmi më i mirë i kampiontit me mbrojtjen më të mirë. Mendoj që do jetë një ndeshje shumë e luftur”, tha Daja.

Ndërsa trajneri i Teutës Edi Martini, foli për gjendjen e skuadrës dhe u shpreh se në këtë fazë do t’i ndihmojë cinizmi dhe jo loja e mirë.

“Jo për ta lënë pas dore Kupën por objekti kryesor yni ka qenë të jemi në garë për titullin kampion. Është një ndjeshje shumë e fortë dhe e dimë çfarë na pret”, tha ai.

Partizani –Teuta është sfida kryesore e javës së 25-të së Kategorisë Superiore, ku të dyja ekipet janë me pikë të barabarta dhe të dielën do të kërkojnë fitoren për të bërë një hap më shumë drejt titullit.

Klan News