Derbi mbyllet në barazim, të kuqtë pas Teutës, shkurorëzohen kampionët

Raste, tension dhe shtylla, Derbi i kryeqytetit nuk dhuron fitues, me Partizani e Tirana që nuk shkuan më shumë se një barazim 0-0.

Dy ekipet krijuan shumë nën prozhektorët e stadiumit ‘Air Albania”. Partizani krijoi më shumë raste, por portieri Bekaj, pozicioni jashtë loje dhe fati anuluan festën për Partizanin. Edhe Tirana nuk mbeti pasive,megjithatë dështoi për të dërguar topin në fundin e rrjetës.

Përfundimisht një barazim 0-0, që lë në vendnumëro dy ekipet. Partizani qëndron në vendin e dytë dhe humb terren me Teutën. Ndërkaq Tirana mbetet në vendin e 5-të me 54 pikë dhe është praktikisht jashtë garës për titull.

Klan News