Partizani U-16 është shpallur zyrtarisht kampion i Shqipërisë. Barazimi 1-1 ndaj moshatarëve të Vllaznsië në Shkodra, ka siguruar vendin e parë për të kuqtë e kryeqytetit, dy javë para përfundimit të kampionatit.
Ndeshja e zhvilluar në “Reshit Rusi” ishte shumë e luftuar, por nuk prodhoi fitues, duke u mbyllur në barazim, rezultat që ndihmon Partizanin.
Për të besuarit e trajnerit Algert Hurdha ishte një sezon i jashtëzakonshëm, pasi numërojnë 23 fitore dhe vetëm një barazim, atë në ndeshjen e sotme.
Gjithashtu Partizani ka edhe shifra të tjera mbresëlënëse, siç janë 100 golat e shënuar në 24 javë dhe vetëm 12 të pësuar.
/tvklan.al