Partizani-Vllaznia vendimtare për titullin



Partizani-Vllaznia vendimtare për titullin

15:57 30/01/2021

Shkodranët pranojnë edhe barazimit, të kuqve iu duhet fitorja

Elbasan arena do të jetë dëshmitare e përplasjes mes Partizanit dhe Vllaznisë. Ndeshen për javën e 17-të të Superligës por mund të jetë takimi vendimtar i sezonit. Shkodranët janë me 9 pikë diference nga Partizani i vendit të dytë dhe kanë rastin të thyejnë një rival direkt për titull.

“Është gjë e bukur shumë që njerëzit kanë ëndrra që Vllaznia të dalë kampion. Por duhet të jemi realistë dhe të rrimë me këmbë në tokë. Do t’i marrim të gjitha ndeshjet një nga një, dhe të rrisim cilësinë në skuadër. Nuk jemi duke menduar për rezultatin e nesërm. Për mua ka rëndësi si do të vendosemi në fushë. Do të hyjmë në fushë për të dhënë maksimumin. Nuk ka rëndësi nëse fitojmë apo humbim”.

Vllaznisë mund të volitet barazimin ndërsa partizani kërkon vetëm fitoren.

“Ndaj Vllaznisë është një ndeshje që duhet të futemi për ta fituar, por sigurisht jo me vetëm me doze emocionale. E dimë që motivimi do të jetë i duhuri, por duhet të na udhëheq logjika për të shkuar drejt arritjes së 3 pikëve”.

Ashtu sikurse Brdaric dhe Daja, edhe Orges Shehi i Tiranës është duke përjetuar orë tensioni. Trajneri i bardhebluve do të jetë përballë Apolonisë në provën e parë në drejtimin e kësaj skuadre që gjithnjë i ka të mëdha pretendimet.

Po të dielën për javën e 17 Laçi do të presë Teutën.

Tv Klan







Të ngjashme