Partizani humbi edhe miqësoren e dytë në përgatitoren që po zhvillon në Slloveni. Të kuqtë e Franco Lerda u mundën nga vendasit e Mura me rezultatin 2 – 1 të mërkurën, duke shfaqur probleme në mbrojtje.

Në këtë takim trajneri Lerda bëri më shumë ndryshime, por nuk shmangu gabimet. Sllovenët realizuan dy herë përpara se lojtarët të reagonin. Skuadra sllovene që merr pjesë në Europa League këtë sezon arriti të realizonte në minutën e 23’ dhe të 72’.

Golin e Partizanit e shënoi Çinari në kohën shtesë. Kjo humbje vjen pas asaj 5 – 1 me skuadrën boshnjake Sarajevo. Kampionët e Shqipërisë ndodhen në Slloveni prej 18 Qershorit ku po përgatiten për përballjet e turit të parë të Champions League me Qarabag të Azerbajxhanit. /tvklan.al