Ky moment gjatë performancës së Valon Shehut me Marjanën duket se e trembi disi jurinë mbrëmjen e kësaj të hëne në spektaklin e kërcimit Dance Albania, pasi këngëtari humbi disi ekuilibrin gjatë padieshkës. Ermal Mamaqi nuk i kurseu batutat, ndërsa Ilir Shaqiri vlerësoi se Valoni ishte “partner i mirë, por i rrezikshëm”.

Ermal Mamaqi: O zot Marjana duhet të bëjë hallvë sot. Marjana bëj diçka sot, ndonjë hudhër, ndonjë kripë në tigan, me e djeg. Bëj diçka shpëtove mirë o gocë.

Ilir Shaqiri: Qe duke fluturuar këtej.

Ermal Mamaqi: Ky emision po bëhet shumë i rrezikshëm, dmth nëse vazhdojmë me këto ritme duhet të kemi një grup të gatshëm aty për ndërhyrjen e shpejtë.

Ermal Mamaqi: Desh e hodhe… Unë me Ilirin u përqafuam, patëm një moment dobësie, thamë se u plas në tokë ajo e shkreta… desh u çuam…

Ilir Shaqiri: Partner i mirë, por i rrezikshëm, jashtëzakonisht…/tvklan.al