Partneria e Cristiano Ronaldos feston ditëlindjen, dalin pamjet nga festa!


Partneria e Cristiano Ronaldos feston ditëlindjen, dalin pamjet nga festa!

12:16 28/01/2021

Partneria e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez ditën e djeshme ka festuar 27-vjetorin e saj të lindjes. Futbollisti e ka surprizuar Georginën duke ia mbushur shtëpinë me shumë buqeta lulesh dhe duke krijuar kështu një atmosferë të bukur dhe të ngrohtë.

Pamjet nga shtëpia e mbushur me lule i ka ndarë Georgina në Instastory, ndërsa në një postim tjetër ajo ka ndarë me ndjekësit momentin kur ka fryrë qirinjtë dhe pranë saj ndodheshin fëmijët dhe Ronaldo.

 “Faleminderit pafund. Për kaq shumë dashuri të marrë sot dhe gjithmonë … Për urimet tuaja më të mira, për vëmendjen, për detajet dhe mesazhet e dashura. Jam shumë me fat. Ju dua”, ka shkruar Rodriguez e cila shihet mjaft e lumtur pranë familjes së saj. /tvklan.al







Të ngjashme