Alesio Aliaj nuk mund t’i shpëtonte pyetjes lidhur me jetën e tij private. Kur flasim për jetën private e kemi fjalën për ndonjë partnere të mundshme, gjë që ai nuk e mohoi.
I ftuar “Në Kurthin e Piter Pan”, Aliaj u shpreh fillimisht se ka një marrdhënie me respekt të reciprokë me ish-bashkëshorten e tij, me të cilën ka 3 fëmijë. Ndërsa u pyet nga Alketa Vejsiu nëse beson më tek martesa, Aliaj u shpreh në fjalë të tjera, se vendos zemrën e tij tek dashuria kur ndodhet në një të tillë.
Alketa Vejsiu: Ke dikë ti në jetën tëndë që të sjell në mëngjes, një kafe me qumësht, që ta shijosh për shtatë palë qejfe?
Alesio Aliaj: Jo, po… Ëëë, në jetën time është një, por nuk zgjohesh ashtu, zgjohesh ndryshe. Jo me buzëqeshje…
Alketa Vejsiu: Ja bën ti kafen apo ta bën ajo ty?
Alesio Aliaj: Unë kam shumë qejf të bëj kafe e të gatuaj. Është reciprok, ma bën e mua.
Alketa Vejsiu: Ti ke 3 fëmijë nga martesa e parë. Tani jetët tuaj janë ndarë, fëmijët qëndrojnë atje, ti shkon vazhdimisht e vjen.
Alesio Aliaj: Po puna ime.
Alketa Vejsiu: Ke një bazë atje, një bazë këtu. Tani, beson më tek martesa? Tek shanset e dyta?
Alesio Aliaj: Nuk është muhabeti besoj a jo tek martesa. Një gjë që na ndodh të gjithëve. Rëndësi ka që të jetë një marrëdhënie shoqërore e të ketë respekt ndaj njëri tjetrit. Mos të harrojmë, janë në mes tre kalamajtë, që unë jap çdo gjë për ata të tre.
Alketa Vejsiu: Marrëdhënie civile me partnerët, për fëmijët e gjithçka që është kaluar. Fëmijët? Çdo gjë bukur?
Alesio Aliaj: Çdo gjë bukur.
Alketa Vejsiu: I ke sjellë ndonjëherë në Shqipëri?
Alesio Aliaj: Dy të parët kanë qenë.
I pyetur nëse partnerja e tij është e huaj apo shqiptare, Aliaj u përgjigj se është shqiptare, por emrin nuk dëshiron ta zbulojë. “Le të rrjedhë”, shprehet ai për lidhjen e tij me gruan “misterioze”
Alketa Vejsiu: Një pyetje kisha unë, jam kurioze. Tani, fëmijëve s’u intereson shumë, por mua më intereson ta dija, partnerja që ke është shqiptare apo vazhdon kështu me Australinë atje, një copë të zemrës?
Alesio Aliaj: Nga vijnë këto informacione?
Alketa Vejsiu: Australiane apo shqiptare?
Alesio Aliaj: Ta lëmë gjënë më të bukur të rrjedhë.
Alketa Vejsiu: Jo, jo. Shqiptare apo australiane është ajo që ta ka marrë zemrën?
Alesio Aliaj: Me të huajat u lodha, iku ai muhabet. Është shqiptare.
Alketa Vejsiu: Dëgjo, po të ftova prap, në një intervistë tjetër do më thuash e emrin se si quhet.
Alesio Aliaj: Të kujt?
Alketa Vejsiu: Të asaj.
Alesio Aliaj: Jo, kemi ardhur për kalamajtë, ja ku i kemi bukuritë.
/tvklan.al