Futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo dhe familja e tij janë izoluar në shtëpinë tyre në Portugali, nën urdhra të rreptë nga Juventus, pasi dy lojtarë u testuan pozitivë për Covid-19.

Ronaldo ka pasur kontakte të drejtpërdrejta me shokët e skuadrës, Daniele Rugani dhe Blaise Matuidi, që janë dhe dy lojtarët e infektuar.

Cristiano dhe Georgina përmes rrjeteve të tyre sociale kanë këshilluar miliona ndjekës të tyre të qëndrojnë në shtëpi, derisa situata të qetësohet.

Por duket se partnerja e tij, Georgina Rodriguez ka thyer rregullat sepse së fundmi, ajo është fotografuar teksa dilte nga një dyqan rrobash, shoqëruar nga dy truprojat e saj.

Kaq ka mjaftuar dhe Geogina është kthyer në qendrën e mediave rozë, duke u kritikuar së tepërmi nga fansat për sjelljen e saj./tvklan.al