Georgina Rodriguez uron futbollistin përmes hireve të saj

Georgina Rodriguez ka pozuar me të brendshme të bardha, përpara ndeshjes së të dashurit të saj Cristiano Ronaldo në Europian, duke marrë vëmendjen e mediave rozë dhe miliona ndjekësve në rrjete sociale

Rodriguez i ka dhënë mbështetjen partnerit të saj, edhe me anë të disa fotografive në stadium, krahas të cilave shkruante në gjuhën portugeze: Paç fat, dashuria ime.

Georgina nuk njihet vetëm si partnerja e Cristiano Ronaldo, bukuroshja  ka bërë një zgjedhje të zgjuar. Natyrisht, këtë e bën nëpërmjet rrjeteve sociale. Dhe sipas “The Sun”, bashkëshortja e ardhshme e mundshme e Ronaldo-s, fiton 8.500 Dollarë për postim falë ndjekësve të saj dhe të sponsorizimeve.

Dhe si një “influencer” (person që mund të ndikojë te zgjedhjet e konsumatorit) mund të ketë një rrogë vjetore prej rreth 4 milionë Dollarësh. Sa një lojtarë i nivelit të lartë, me pak fjalë.

Klan News