Situata e tensionuar që po kalon Maqedonia për shkak të ligjit për zyrtarizmin e gjuhës shqipe ka ndezur sërish frymën nacionaliste dhe ksenofobe mes maqedonasve.

Në qytetin e Manastirit, u shkruan disa parulla kundër shqiptarëve, madje në shenjë ironie, edhe në gjuhën shqipe. Vdekje për shqiptarët!, shkruhej në muret e një ndërtese në Manastir. Dhe në gjuhën maqedonase, “Ligji është Ligj”.

Më herët gjatë ditës, kryeparlamentari i Maqedonisë, Talat Xhaferi tha se ligji do të kthehet për rivotim në parlament brenda një periudhe 30-ditore, që nga votimi i parë dhe se shumica qeverisëse i ka numrat për ta miratuar sërish ligjin për gjuhën shqipe.

Tv Klan