Rikthehet lëvizja drejt Darezezes ne Fier. Pas 10 ditësh punë nga forcat xheniere të ushtrisë, përfundon ndërtimi i urës provizore që u shemb pak ditë më parë. Ajo do të ketë kapacitet më të lartë, nga 15 në 35 ton. Ky investim mirëpritet nga banorët.

Prej 10 ditësh ishin të bllokuar fermerët të fshatit si dhe vija bregdetare ishte jashtë funksionit.

“Krijoi goxha probleme për të gjitha bizneset dhe fshatarët, megjithatë me kontributin e forcave të bashkisë, një angazhim total, zgjati pak kohë. Edhe ura është kapacitet më të madh sesa ura e kaluar. Do i përgjigjet sezonit turistik që të mos ketë asnjë lloj problemi”.

Ura u shemb pasi mbi të kaloi një kamion me peshë 50 ton. Policia arrestoi shoferin e mjetit i cili aktualisht ndodhet në arrest shtëpie.

Klan News