Nëse bota do të shikojë më shumë panda të shtohen në të ardhmen… duhet t’i lejojë ato të jetojnë vetëm dhe në privatësi.

Në një kopsht zoologjik në Hong Kong, dy panda të cilat kishin 10 vite që jetonin në të njëjtin vend dhe kurrë më parë nuk ishin afruar, tashmë, larg syrit të publikut, kanë nisur “një histori dashurie”.

Ying Ying dhe Le Le duket se së shpejti do të bëhen prindër, ndërsa kujdestarët e kopshtit shpresojnë shumë në shumimin e tyre.

Nga ky rast, ata besojnë se problemi që qëndron në shumimin e tyre, që vitet e fundit është ulur ndjeshëm, qëndron pikërisht në faktin se kërkojnë privatësi.

Prishja e habitatit të tyre natyrorë ka ndikuar në prishjen e këtyre eikulibrave.

“Procesi i suksesshëm i çiftëzimit natyror sot është jashtëzakonisht emocionues për të gjithë ne, pasi mundësia e shtatzënësisë përmes çiftëzimit natyror është më e lartë se sa nga inseminimi artificial”, tha zëdhënësi i kopshtit zoologjik të Ocean Park, Michael Boos.

Shpresojmë të kemi lajme të mrekullueshme për shtatzëninë këtë vit dhe të japim kontribute të mëtejshme në ruajtjen e kësaj specie,” tha Boos. /tvklan.al