Të ftuar:

Anxhela Persiteri – Këngëtare

Anxhela Peristeri është padyshim një nga zërat më të bukur të muzikës shqiptare, por kur vjen puna për jetën private ajo preferon ta mbajë larg vëmendjes mediatike. Disa javë më parë ishte bloggeri Olti Curri, ai që hodhi dyshimet me deklaratën e tij në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, ku tha se këngëtarja në festën e ditëlindjes së saj kishte ndaluar fotot.

“Unë kam qenë në ditëlindjen e Anxhelës para pak kohësh dhe urdhëri ishte: Mos bëni asnjë foto. Ajo unaza më pëlqen shumë dhe i rri shumë mirë Anxhelës”, tha Olti.

Sot Anxhela Peristeri ishte e ftuar në “Rudina”, ku foli lidhur me unazën që mban në gisht dhe dyshimet për fejesë.

Këngëtarja tha se mban prej vitesh unazë dhe sqaroi se ende nuk ka marrë një propozim. Ajo vijoi më tej duke ngritur dyshime, teksa tha se Olti që ka bërë atë deklaratë diçka di, por ende nuk ka diçka konkrete për të ndarë me publikun.

“Ai lajmi ka dalë kot, sepse unë kam katër vjet me unazë në gisht dhe tek të gjitha emisionet e tua kam qenë me unazë. Nuk ma kanë dhuruar akoma unazën e fejesës fatkeqësisht. Nuk kam marrë propozim deri tani. Ka dalë një lajm kot, sepse po të hysh në fotot e mia ndër vite janë me unazë. Fakti që unë nuk doja që të bëheshin fotografi në festën e ditëlindjes time është se njerëzit sa herë dalin hutohen në celular dhe nuk e kanë mendjen fare tek argëtimi. Dhe unë doja që askush të mos merrej me celularin, atë natë doja që të bënim qejf. Olti që i ka thënë ato fjalë diçka di, megjithatë në momentin e parë që do të kem diçka konkrete, unë do ta them, sepse nuk ka asgjë të keqe të dashurosh”, tha Peristeri.

Ajo është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. E talentuar, këmbëngulëse dhe me një vokal potencial. Tashmë pas 17 vitesh karrierë, ka ardhur momenti që Anxhela Peristeri pas një reflektimi të gjatë artistik, të vijë për publikun me një koncert recital, ku do të përfshijë gjithë repertorin e saj muzikor, sigurisht dhe projektin e saj të fundit siç është përkatësisht kënga ‘Pa mua’.

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Anxhela rrëfeu detaje rreth koncertit, i cili pritet të jetë i veçantë dhe me stil teatral.

“U bënë 17 vjet që unë jam në skenë dhe kur e them këtë më duket sikur jam plakur. Repertori i këngëve të mia është shumë i gjërë, por unë mendova të nxjerr një riorkestrim të materialeve të vjetra që njerëzit m’i kërkojnë në koncertet e mia. Do të jetë një recital i veçantë, do jetë në stil teatral”, tha këngëtarja.

Ylli Sula – Koleksionist

Jemi në ditën e fundit të muajit Tetor dhe duket se kanë filluar kapriçot e motit. Nga një kohë me shi prap doli dielli. Por, si do të jetë moti në vazhdim? Meteorologia Lajda Porja ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të folur pikërisht për parashikimin e motit.

Gjatë emisionit meteorologia zbuloi edhe për parashikimin për muajin Nëntor dhe tha se ky vit pritet të mbyllet me temperatura të larta dhe mot të qëndrueshëm.

“Muaji Tetor ka patur episode të pakta me shi, ka patur shi një ditë në dhjetë ditëshin e parë dhe ditën e djeshme. Ndërkohë përmirësimi i motit ka filluar që sot dhe pritet që e gjithë java të jetë me mot të qëndrueshëm e të kthjellët. 15-ditëshi i parë i Nëntorit do të jetë i qëndrueshëm, me përjashtim të datës 7-të. Por ditë të njëpasnjëshme me diell na presin edhe në muajin Nëntor. Normalisht për stinën në të cilën jemi kjo nuk është normale, sepse muaji Nëntor duhet të jetë muaji më i lagësht i vitit. Ky vit parashikohet të mbyllet me temperatura më të larta se sa normalet. I gjithë territori ka vlera më të larta se sa normalja. Kjo javë pritet të shënojë temperatura 28 gradë celsius dhe në zona të veçanta edhe 29 gradë. Është kohë për plazh. Dhjetori parashikohet të jetë i ngrohtë dhe të ketë më shumë ditë me diell dhe pak ditë me reshje. Parashikohet që disi më ftohtë të jetë Janari dhe Shkurti, por duke qenë se është parashikom afatgjatë ka gabueshmëri më të madhe, por mund të them se ky vit mbyllet me temperatura të larta”, tha Porja.

Lajda Porja – Meteoalb