Kjo vepër krijoi dhe një trupe profesioniste aktorësh të këtij qyteti

Pas 17 vitesh, është luajtur në skenën e kinoteatrit të Lushnjës drama “Familja ime” e cila përshkruan jetën e babait dhe tre fëmijëve të tij, nëpër sfidat e vështira të edukimit të brezit të ri.

Drama e regjisorit Shahin Petritaj, edhe pse është punuar me orare të reduktuara, suksesi ishte i dukshmen që natën e parë. Falë kësaj drame u krijua edhe një trupë aktoresh të cilët në vazhdimësi do të sjellin në skenë interpretime të tjera.

Loja e 12 aktoreve ka qene ne nivele te larta profesionale, shumica e të cilëve vijnë pas një shkëputjeje të gjatë nga skena. Shumë prej tyre e kanë nisur aktrimin në moshë të vogël dhe pavarësisht sfidave të jetës ata nuk e harruan kurrë skenën.

Salla ishte mbushur me spektatorë të shumtë të cilët kanë duartrokitur shfaqjen e artisteve. Drama është shfaqur tre netë me radhë dhe ka qenë falas për publikun lushnjar. 

Klan News