“Nëse ju kam bërë të qeshni në çaste të vështira e kam kryer detyrën”

Ellen DeGeneres i dha lamtumirën emisionit të saj dhe shikuesve pas 19 sezonesh në transmetim gjatë episodit të fundit.

19 vite më parë thashë: ‘Ky është fillimi i një lidhjeje’. Dhe sot nuk është fundi i saj, është një pushim i vogël. Tani mund të shihni edhe emisione të tjera”, tha komediania 64-vjeçare, gjatë monologut të saj.

DeGeneres më pas reflektoi mbi të gjitha mënyrat se si ka ndryshuar mentaliteti i kulturës popullore që prej 2003. “Kur filluam këtë shfaqje martesat e homoseksualëve nuk ishin të ligjshme. Ndërsa unë tani them ‘gruaja ime”, tha ajo, ndërsa bashkëshortja Portia de Rossi duartrokiste e përlotur nga rreshti i parë. 

 “Nëse kjo shfaqje ju ka bërë të buzëqeshni, nëse ju ka ngritur moralin në një periudhë të vështirë, atëherë unë kam bërë punën time”. Jennifer Aniston ishte personazhi i parë dhe i fundit që ajo intervistoi në talk show-n e saj. Ellen DeGeneres prej kohësh është përfshirë në disa akuza të stafit të saj për sjellje të keqe.

Klan News