Për herë të parë pas dy muajsh, Suedia nuk ka raportuar asnjë vdekje të shkaktuar nga koronavirusi Covid-19.

Gjatë të dielës, autoritetet shëndetësore suedeze nuk dhanë asnjë shifër për viktima.

Suedia ishte i vetmi vend që nuk aplikoi masa bllokuese gjatë pandemisë së koronavirusit, duke i lënë qytetarët të lirë dhe pa kufizime, përpos respektimit të distancimit fizik dhe masave higjieno-sanitare.

Suedia ka raportuar në total 4395 të vdekur nga koronavirusi Covid-19, numri më i lartë në Skandinavi.

Në fillim të javës që sapo lamë pas, Danimarka dhe Norvegjia njoftuan se do të hapin kufijtë për turistët mes dy vendeve, por jo për suedezët. /tvklan.al