Kelly Preston ka ndërruar jetë në moshën 57 vjeç, pasi humbi betejën e saj me kancerin e gjirit. Ishte bashkëshorti i saj, John Travolta, i cili përmes një postimi, me një dhimbje shumë të madhe bëri të ditur lajmin e hidhur.

Ai e konsideroi gruan e tij si një luftëtare të guximshme, e cila ishte përballur me sëmundjen për dy vjet dhe kishte zgjedhur që ta mbante atë sa më të fshehtë.

Me zemër shumë të rëndë ju informoj se gruaja ime e bukur Kelly ka humbur betejën e saj dy vjeçare me kancerin e gjirit. Dashuria dhe jeta e Kelly do të kujtohen gjithmonë. Unë do të marr pak kohë për të qenë pranë fëmijëve të mi, që kanë humbur nënën e tyre, kështu që më falni paraprakisht nëse nuk dëgjoni nga ne për një kohë”.

Kelly ishte nënë e vajzës Ella, 20 vjeç dhe djalit 9 vjeç Benjamin.

Vajza e çiftit, Ella përmes një postimi shumë prekës në Instagram u shpreh se nëna e saj ishte shumë e dashur, e fortë dhe e bëri këtë botë një vend më të mirë.

Asnjëherë nuk kam takuar njeri aq të guximshëm, të fortë, të bukur dhe të dashur si ty. Kushdo që ka patur fatin të të njohë e ka kuptuar që ti ke një shkëlqim dhe një dritë që nuk ndalon së ndriçuari. Faleminderit që ke qenë gjithmonë pranë meje. Faleminderit për dashurinë, ndihmën dhe faleminderit që e bëre këtë botë një vend më të mirë. Të dua shumë mami”.

Në muajin Shtator, aktori John dhe Kelly festuan përvjetorin e 28-të të martesës. Çifti u takua në vitin 1989 në filmin “The Experts”. Ajo ishte e martuar me Kevin Gage në atë kohë, por ata u divorcuan po atë vit, pas 2 vitesh martesë.

Në vitin 1991, John dhe Kelly kurorëzuan në martesë lidhjen e tyre në një ceremoni në Paris.

Vdekja e Kelly erdhi 11 vjet pasi djali i madh i çiftit, 16-vjeçari Jett vdiq në vitin 2009, pas një vjedhjeje në shtëpinë e pushimeve në Bahamas./tvklan.al