Kënga Magjike ka mbërritur në natën e saj finale. Që në nisje të saj, Ardit Gjebrea dhe bashkëprezantuesja e tij Adrola Dushi, zbuluan se këtë edicion gjithçka është ndryshe.

“Në këtë edicion ka nisur ndryshimi i madh dhe më shumë se çdo herë do ta ndjejmë në këtë mbrëmje. Pas 20 vitesh nuk do të ketë më çmime, nuk do të ketë më nominime. Ndërsa publiku dhe juria kanë marrë fuqi për të vendosur finalistët e sotëm, bashkë me votimin e artistëve për njëri tjetrin. Dhe më duhet të them se nëse disa finalistë janë këtu, për këtë duhet t’ju jenë juve mirënjohës”, tha Ardit Gjebrea.

Këtë finale do të ketë vetëm 4 çmime, fituesin e festivalit dhe 3 çmime të tjera.

“Sonte kemi vetëm 4 çmime, 3 prej të cilave i vendos juria dhe çmimin e madh e vendosim të gjithë së bashku”, zbuloi Adrola Dushi.

45 artistë kënduan për të ndërtuar në këtë edicion të 21-të, të festivalit Kënga Magjike. Të ardhurat e mbledhura nga biletat do të shkojnë për të mbështetur të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit./tvklan.al