Drejtimi i saj vjen në një kohë të veshtirë pas rënies së vizitorëve nga Covid-19

Presidenca franceze ka emëruar për herë të parë një grua në krye të muzeut më të madh në botë. Lajmin e ka bërë të ditur Pallati Élysée në Francë.

Laurence des Cars, pritet të zëvendësojë Jean-Luc Martinez, i cili drejton muzeun që nga viti 2013. 54-vjeçarja pritet ta marrë këtë detyrë nga 1 Shtatori.

Historiania e artit është vlerësuar për përpjekjet e saj në të kaluarën për të zgjeruar sallat e ekspozitave të muzeve pariziene.

Drejtoresha e parë grua pritet të jetë në krye të muzeut në një kohë mjaft të vështirë për muzeun.

Numri i vizitorëve ra ndjeshëm në 2020 për shkak të bllokimeve të njëpasnjëshme nga Covid-19.  Vetëm dy vite pasi muzeu vendosi një rekord të të gjitha kohërave me më shumë se 10 milionë vizitorë përgjatë një viti.

Klan News