Serbët e Kosovës pro marrëveshjes së Brukselit

23 vjet pas luftës, banorët serbë të komunave veriore do të nisin të paguajnë energjinë elektrike. Banorët serbë të veriut thonë se do të respektojnë vendimin e Brukselit dhe do të paguajnë energjinë elektrike.

“Po duhet ta paguajmë, çfarë të bëjmë, ashtu është marrë vendimi.”

“Çfarë të them, nuk është lehtë, nëse duhet të paguajmë edhe rrymën nuk do të kemi çfarë të hamë”.

“Kur kemi ardhur në fillim askush nuk e ka paguar, as ne.”

“Po e paguajmë, siç bëjnë të gjithë edhe ne.”

Por debat dhe kritika ndaj qeverisë Kurti ka pasur nga opozita pasi që ai kishte kritikuar vazhdimisht marrëveshjet e Brukselit të cilat tani po i vë në zbatim.

Pajtueshmëria për të zbatuar marrëveshjen e vitit 2015 që qytetarët serbë të 4 komunave veriore të nisin të paguajnë energjinë elektrike është arritur të martën në Bruksel ndërmjet kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë.

Tv Klan