Pajisja teknologjike do i mundësojë të perceptojë objekte

Këngëtarja dhe prezantuesja italiane Annalisa Minetti do të mund të shikojë përsëri pas 27 vitesh errësirë. Kjo falë një teknologjie të veçantë nëpërmjet së cilës ajo do të mund të perceptojë objektet.

Lajmin është konfirmuar nga vetë këngëtarja në një intervistë për mediat italiane.

“Një teknologji e veçantë do të më lejojë të shoh njerëzit dhe objektet. Janë kamera speciale, të cilat vendosen në bishtat e syzeve. Në praktikë ato ndjekin drejtimin e hundës, ndërsa kamerat do të  kuptojnë se çfarë po shikoj dhe do ta përshkruajnë në vesh përmes kufjes. Sistemi të lejon të vendosësh një regjistër të fytyrave të familjes dhe miqve tuaj duke i shoqëruar me emrin e tyre. Dhe në rastet kur personi në fjalë afrohet pajisja lajmëron”, ka shpjeguar artistja.

Kjo teknologji është një zgjidhje e momentit, pasi Minetti shpreson t’i rikthehet shikimi nëpërmjet terapisë së qelizave staminale të marra nga vajza e saj.

Annalisa humbi shikimin në moshën 18-vjeçare për shkak të një sëmundje.

Klan News