Pas pesë vitesh mungesë në tregun muzikor këngëtarja e famshme Adele do të rikthehet me një projekt të ri që mund të shënoj edhe suksesin e radhës së saj.

Në cermoninë e dasmës së një prej mikeshave të saj të ngushta ku edhe ka përforcuar, ajo u shpreh se albumi i radhës do të  vijë në muajin shtator.

Albumi i fundit i këngëtares, i titulluar “25”, u shpall albumi i vitit në 2017-ën, gjatë çmimeve “Grammy”.

Këtë vit, duket se Adele ka ndërmend të vijë me ndryshime të mëdha pasi përveç projekteve muzikore që mesa duket edhe fansave të saj i ka munguar .

Burime pranë këngëtares thonë se ajo ka gjetur frymëzimin e duhur dhe ka shkruar disa tekste të reja, madje ka dhe disa bashkëpunime që priten të jenë shumë të suksesshme.

Por gjatë kësaj kohe ajo ka pësuar edhe një ndryshim drastik. Adela me kilet e tepërta tanimë nuk ekziston më dhe pamja e saj e re i ka surprizuar të gjithë, duke humbur plot 30 kilogramë.

Rënia në peshë ka nisur prej kohesh, ku këngëtarja dy vitet e fundit është shfaqur gjithmonë dhe me e dobët, por kësaj radhe ajo ka arritur formën perfekte.

Klan Plus