Rektori i UT-së, Artan Hoxha: Studimet shkencore do jenë në funksion të shoqërisë

Pas 6 vitesh bllokim hapen programet e ciklit të tretë të studimeve. Ministria e Arsimit njofton se çdo universitet ka të drejtën e aplikimit për ofrimin e këtij cikli studimesh. Pas  dorëzimit të dokumentacionit nga ana e universiteteve do të jetë Agjencia Publike e akreditimit të arsimit të lartë dhe më pas Ministria e Arsimit të cilët do të miratojnë hapjen e tyre.

Programet e reja të doktoraturës janë në përshtatje me ligjin  e ri të arsimit të lartë. Universiteti i Tiranës është ndër të parët institucione që ka aplikuar, madje Rektori i këtij universiteti Artan Hoxha, në një intervistë për Klan Neës jep detajet.

 “Hapen doktoratuar dhe ky është një lajm i mirë. Ne kemi bërë aplikimin dhe besojmë se do të miratohen pasi programet tona janë në përputhje me ligjin e ri të arsimit”, është shprehur rektori Artan Hoxha.

Përfundimi i studimeve doktorale një periudhë kohë u kthye në `modë` dhe çdo kush mund të aplikonte edhe pse nuk ishte pjesë e botës universitare apo asaj të kërkimit shkencor.

“Ligji e përcakton qartë se kush mund të aplikojë….ne kemi detyrimin për pedagogët tanë të brendshëm ose të jashtëm, si dhe për ata persona që janë pjesë e institucioneve të kërkimit shkencor”, ka shtuar ai.

Po tematikat që do të përzgjidhen a do jenë në shërbim të shoqërisë?

“Kërkimet do jenë në funksion të shoqërisë, ja marrim reformën në drejtësi. Po ashtu edhe hapja e negociatave do jetë në fokusin e kërkimit shkencore”

Sa i përket kuotave në ciklin e tretë të studimeve ato përcaktohen nga universiteti në bazë të kërkesave dhe kapaciteteve.

Klan News