ivan bogdanovMediat serbe nuk rreshtin duke prodhuar lajme për përgjegjësin e mundshëm të trazirave në takimin kualfikues të Euro 2016 me Shqipërinë në Beograd.

Pasi akuzuan vëllain e Kryeministrit Rama si autorin e ngritjes së flamurit mbi stadium dhe më pas bënë përgjegjës edhe Shërbimin Informativ Shtetëror kanë gjetur një tjetër mundësi.

Ivan Bogdanov mund të jetë paguar nga mafia shqiptare për të hyrë në fushë. Këtë ide e ka hedhur një zyrtar i Federatës Serbe të Futbollit, shefi i sigurisë Milivoj Mirkov.

Huligani famëkeq ka zbritur në fushë në mënyrë demostrative edhe pse nuk duhet të ishte në asnjë mënyrë në stadium pasi është i përjashtuar.

Sipas zyrarit serb këtë e ka shkruar edhe delegati i UEFA-s në raportin e tij. Në ato rreshta përmendet se ishte një nga përgjegjësit në trazirat që janë shkaktuar 4 vjet më parë në Xhenova në sfidën Itali – Serbi.

Mos ndoshta edhe në atë takim ku ekipi italian mori 3 pikët në tavolinë Ivan Bogdanov ishte paguar nga mafia, por ajo italiane?

Tv Klan