Eriselda Sefa është emëruar kryetare e Bashkisë Lushnje me vendim të Këshillit Bashkiak. Ajo u votua këtë të enjte gjatë një mbledhje jashtë radhe për zgjedhjen e kryetarit të ri pas arrestimit të ish-kryetarit Fatos Tushe për korrupsion nga SPAK.

Në garë për Bashkinë e Lushnjes ishin dy nënkryetarët Gentian Nushi dhe Eriselda Sefa. Nushi u tërhoq për shkak se mban njëkohësisht edhe postin e kryetarit të PS për Lushnjen. Për pasojë në garë mbeti vetëm Sefa e cila mori besimin e 41 këshilltarëve të bashkisë.

Emërimi i Sefës në krye të bashkisë vjen pas arrestimit të Fatos Tushes nga Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion. Së bashku me të janë arrestuar edhe 10 persona të tjerë, mes tyre 2 biznesmenë.

Mbi ta rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës pasi rezultojnë të përfshirë në një tender abuzim me fond 24 milionë lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës.

Pas arrestimi, Tushe u shkarkua nga kreu i Bashkisë së Lushnje me vendim të Këshillit të Ministrave. Shkarkimi i tij u bë për shkak të shkeljeve të rënda të kryera prej tij gjatë ushtrimit të mandatit të Kryebashkiakut. Ishte ky vendim ai që i hapi rrugë zgjedhjes së kryetares së re të bashkisë./tvklan.al