Është gjetur një makinë e djegur tip “Seat” në Gërdec, që dyshohet se u përket autorëve të vrasjes së 29 vjeçarit Ermir Dedja në Durrës.

Gjurmët e mbetura pas shkrumbimit total të makinës, fshati Gërdec

Siç raporton gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj, brenda makinës që rezulton me targa të vjedhura, është gjetur një armë zjarri tip kallashnikov.

Paraprakisht, mësohet se viktima është ndjekur nga pas dhe është qëlluar sapo ka parkuar makinën e tij tip “BMW”. Nga deklaratat e bëra të miqve të tij, autorët dyshohet se kanë qenë 2 persona.

Atentati ndodhi rreth orës 00:50 të kësaj të Marte, në lagjen nr.18 të Durrësit.

/tvklan.al