Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj ka njoftuar se është infektuar me koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19.

Ai tha se nga momenti që është testuar për COVID-19 është futur në izolim.

Të dielën, më 2 gusht, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti njoftoi se ka dalë pozitiv në testin për COVID-19.

Hoti ka thënë se do të vazhdojë punën nga shtëpia.

Nga 13 marsi deri më 4 gusht, janë regjistruar 9.049 raste me koronavirus. Prej tyre, 256 pacientë kanë vdekur dhe 4,989 janë shëruar.