Bashkatdhetarët që ishin për të vizituar familjet e tyre në Kosovë me rastin e Fitër Bajramit, kanë filluar të kthehen në vendet ku punojnë.

Me këtë rast kanë filluar të krijohen edhe kolona në pikat kufitare.

Sipas raportimeve të Qendres Kombëtare për Menaxhimin e Kufijve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në Merdare duhet të pritet deri në një orë për të dalë nga Kosova.

Kolona e automjeteve arrin deri në një largësi prej 300 metrash./klankosova