Ish i dërguari i posaçëm i ish-Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, është takuar ditën e djeshme me kryeministrin Edi Rama. Takimi u bë i ditur nga vetë ish i dërguari i posaçëm.

Nuk dihet se për çfarë kanë diskutuar së bashku Grenell dhe Rama, por në një postim në Instagram ish i dërguari i posaçëm shkruan: “Tregime historish gjatë një dreke të dielën me mikun dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama, në një Tiranë shumë të nxehtë”.

Grenell fillimisht kishte qenë në Beograd dhe më pas ka ardhur për një vizitë edhe në Tiranë. 

Në Qershor, kryeministri Edi Rama dha një intervistë për Grenell për median amerikane Newsmax.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë sonë në atë intervistë falenderoi ish-Emisarin Grenell për kontributin e tij në iniciativën e Mini-Shengenit, që së fundmi mori emrin zyrtar, Ballkani i Hapur./tvklan.al