Pas dënimit me 5 vjet burg, për Vladimir Gjutën kërkohen edhe 6 vjet…

Vladimir Gjuta


Pas dënimit me 5 vjet burg, për Vladimir Gjutën kërkohen edhe 6 vjet…

12:22 16/04/2021

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 6 vjet burg për Vladimir Gjutën, i akuzuar për goditje për shkak të detyrës së punonjësve të burgut. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur vitin e shkuar, ku Gjuta akuzohet se shau, ofendoi e kërcënoi punonjësit e burgut 313.

Kërkesa vjen vetëm pak ditë pasi Gjykata e Tiranës e dënoi atë me 5 vjet heqje lirie për armëmbajtje pa leje. Kjo pasi në Shkurt të 2020-s ai u arrestua pranë selisë së PS në Tiranë, gjatë kohës që mbante me vete një pistoletë./tvklan.al







Të ngjashme