Në natën e dytë të “Sunny Hill Festival” në Kosovë, performojnë emra të njohur të muzikës shqiptare dhe të huaj.

Edhe mbrëmjen e sotme, në 24-orëshin e dytë, skaleta rezervon emra të njohur të muzikës rep apo hip-hop, si Gashi dhe një tjetër artisti të suksesshëm  me origjinë shqiptare, reperi amerikan Action Bronson.

Natën e kaluar, ylli i mbrëmjes ishte këngëtarja Dua Lipa, e cila foli shqip nga fillimi deri në fund të performancës.

Për 1 orë e 30 minuta, ajo solli hitet që i dhanë dy çmime “Brit Awards” dhe këngët e saj më të fundit.

72 orë festival mbyllet të Dielën, ku pritet spektakli i D.J holandez Martin Garrix.

Tv Klan