Pas dy muajsh rënie, eksportet e Shqipërisë pësuan një rritje të lehtë në fund të Marsit me 2.7%, ndërsa importet u shtuan me 1.1%.

Sipas INSTAT, kontributin kryesor në rritjen e shitjeve jashtë vendit e ka dhënë dega e makinerive dhe pajisjeve e ndjekur nga importet e ushqimeve dhe duhanit, ndërsa në rënie të thellë rezulton të jetë energjia elektrike dhe mineralet.

Edhe industria e fasonëve nuk po përjeton një periudhë të mirë. Prej tre muajsh eksportet e këtij sektori, duke nisur nga veshjet e deri te këpucët, kanë dhënë kontribut negativ në vlerën totale të tregtisë me jashtë.

Tv Klan