Disa ditë më parë, në emisionin “Stop”, u transmetua rasti i zonjës Aida Lubonja, e cila nuk merrte dot dëftesën e djalit nga shkolla jopublike “Ekonomisti”. Por pas këtij momenti, nëna e Richardit kaloi në peripeci të tjera, për ta regjistruar djalin në një shkollë publike.

Ajo është njoftuar në 18 Janar, që nuk është pranuar në gjimnazin publik, shkollën teknike ekonomike me një fletë sqaruese, që zonja ka lënë në ZVA Tiranë, në 3 Dhjetor 2019.

Aida Lubonja: M’u dha një dokument i shkurtër refuzues për arsimin e djalit në një shkollë publike të përgjithshme, gjimnaz, afër banesës apo kudo qoftë në Tiranë. Dhe më jepet mundësia të shkoj në një shkollë ekonomike. Bisedoj si mund ta bëj? Si mund ta arsimoj fëmijën time? Më thonë nuk e di, po hajde nesër që të flasim përsëri. Ndodh diçka e habitshme, ditën e shtunë në 18 Janar, më marrin në telefon nga Drejtoria Arsimore Tiranë, sekretarja e drejtorit të ri, zotit Çifligu. Zonjë, hajde të merrni përgjigje për ato që keni bërë juve. Unë e gëzuar thashë, ok shyqyr tani, ndoshta u bë problem i madh do shkoj të marr përgjigjen ose letërpërcjellësin që është e nevojshme, për t’u futur në një shkollë çfarëdoqoftë arsimi, të vazhdoj klasën e 11. Kur më japin mua gjithë këto shkresa dhe më refuzohet arsimi i fëmijës dhe më thuhet se nuk mund të arsimohet dot fëmija yt, se ti ke refuzuar shkollën ekonomike, kështu që do rrijë pa arsim fëmija yt. Dhe brenda aty është një letër që drejtori i mëparshëm, më datën 2 Dhjetor paska shkrojtur që fëmija im të shkojë në shkolla ekonomike, por unë e kam refuzuar atij, se s’dua asnjë shkollë tjetër në Shqipëri, por dua vetëm shkollën ekonomike domethënë.

Zonja Lubonja shkon që të takojë specialisten, Aida Hajdaraj që është marrë me rastin, por ajo mohon që të jetë çuar fleta shoqëruese në shkollë dhe letra ku shprehen preferencat e prindit është marrë si refuzim dhe në në këtë mënyrë i është djegur viti Richardit.

Aida Hajdaraj: Tani të lutem, ço kërkesë në protokoll, nuk mund të më përndjekësh! Unë vërtetë kam detyrim të jap sqarim ty dhe çdo qytetari, se kjo është detyra ime e përditshme, por kjo quhet përndjekje, të më vish përditë. Të lutem zonjë! Të është ofruar para një muaji e gjysëm zgjidhja ligjore. Nuk e ke pranuar, ke bërë sqarimin tënd.

Aida Lubonja: Cfarë date i bie 1 muaj e gjysëm?

Aida Hajdaraj: Të lutem! Për çdo kërkesë në protokoll!

Aida Lubonja: Kur i bie 1 muaj e gjysëm?

Aida Hajdaraj: Të lutem, në protokoll! Nuk mund të vish tek  të më përndjekësh në këtë formë. Është e gabuar.

Aida Hajdaraj: Shkresa i shkon institucionit tjetër, shkollës pritëse. Në momentin, që ju si prind, nuk e keni pranuar në mënyrë kategorike atë zgjidhje, keni bërë sqarimin tuaj atëherë, si mund të të jap unë shkresën zonjë, kur unë atë shkresë ia çoj institucionit pritës?

Më pas, zonja Lubonja drejtohet tek gjimnazi profesional.

Nëndrejtori: Ne nuk jemi institucion, që japim letra. Ne, nëse na sjellin një letër… ta shoh.

Aida Lubonja: Kjo është dëftesa e fëmijës tim, që më ka ardhur në datën 4 Dhjetor. Mezi e mora këtë, që ndërhyri dhe emisioni “STOP”, mezi e mora. Ata thanë që do kontaktojnë ata me shkollën…

Nëndrejtori: Drejtoresha s’ka ardhur akoma. Do presim, nuk po komunikoj dot me drejtoreshën.

Aida Lubonja: Ka ardhur ndonjë letër nga DAR? Ministria?

Nëndrejtori: Unë nuk jam i njoftuar, unë personalisht jo.

Richardi, i cili ka mbetur pa shkollë shprehet mjaft i zhgënyer dhe pa shpresë për rastin e tij.

Kjo është një katastrofë, një fatkeqësi, nuk di si ta përshkruaj këtë. Jemi të pashpresë”./tvklan.al